Buzëkuqi dhe vendosja e saj siç duhet, mund të ndryshojë tërësisht pamjen tuaj.
Përzgjedhja me kujdes e ngjyrës së saj dhe konturimi me një laps, janë ndër mënyrat ideale që mund t’ju vijnë në ndihmë.
Ka nga ata ngjyra që sugjerohen të përdoren në masë, pasi ato ndikojnë që ju të dukeni më të reja.
Më poshtë, po ju sjellim disa ngjyra ideale dhe mënyrën se si duhet të aplikohet një buzëkuq, në mënyrë që mosha juaj “të fshihet” sa më mirë.
Fillimisht, duhet të gjeni ngjyrën që i përshtatet më shumë lëkurës tuaj.
Nëse jeni pak ezmere, sugjerohet të zgjidhni buzëkuqe të errët Do të kombinohet më së miri me lëkurën tuaj.
Nëse keni lëkurë të bardhë, mund të përdorni buzëkuq bordeaux ose kafë në çokollatë. Por në përditshmëri mund të përdorni nuancat e ngjyrës portokalli.
Kemi menduar edhe për vajzat me flokë të kuqe dhe pikaloshe, ku buzëkuqi ideal do të jetë ai ngjyrë koralesh. Mund të përdorni nuancë të kuqe në vishnje apo të kuqerremtë në ton kafe.
Për të gjitha llojet e lëkurave, sugjerohen 3 lloje ngjyrash. Përkatësisht, ngjyra e luleshtrydhes, e kuqja e ndezur dhe portokallia.