Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bylykbashi e akuzoi se ka bërë pazar me Ramën për zgjatjen e vettingut dhe reformën territoriale, Basha i kërkon sqarime në mbledhjen e kryesisë

22:11 / October 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bylybasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PD, që nisi sonte rreth orës 19:00 e zgjati rreth 2 orë, deputeti Oerd Bylykbashi ka debatuar me Lulzim Bashën lidhur me çështjen e vettingut.

Mësohet se Bylykbashit i është kërkuar sqarim lidhur me një status të tij ku thotë se ka patur pazar mes Bashës e Ramës për vettingun dhe reformën territoriale.

Ndërkohë edhe Flamur Noka ka debatuar me Bashën duke rikthyer çështjen Berisha në diskutimet e mbledhje së PD-së.

Një ditë më parë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi hodhi akuza, të forat kundrejt kryedemokratit Lulzim Basha se po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

PD kërkon një reformë të re territoriale dhe synon shtimin e numrit të bashkive në vend, ndërsa PS nga ana tjetër kërkon zvogëlim të tyre. Por sipas Bylykbashit, Basha po bën marrëveshje që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do i jap votat e nevojshme qeverisë që i duhen për të shtyrë afatin e vetingut.

Deputeti demokrat shkruante se Rama dhe Basha po luajnë si tregti me kuajt, kur në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë. Bylykbashi është një “nga ushtarët” që Basha humbi, duke i bashkuar Berishës në “Foltoren” e Durrësit dhe akuzat e pazareve Basha-Rama të artikuluara nga Berisha, sot po dalin nga goja e tij.

Basha bylykbashin pyet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.