Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Kur je artist mos bëj si jurist! Dil në shesh i barabartë

19:35 / March 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bylykbashi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Durrësi opozitën shqiptare dhe vendimin e saj për të zgjedhur rrugën e protestave në vend të pjesëmarrjes në zgjedhje. “Oerd Bykylbashi tha nuk hyj në zgjedhje por si të hysh si jo njësoj do të jetë. Do të bësh guidën turistike për turistët e Vorës, Kamzës e Shkodrës. Mbas teje Oerd, mbas Lulit mos të flasim për fallxhoren, nuk vijnë demokratët e Durrësit. Ne zgjedhjet do i bëjmë si me ata si pa ata”, – u shpreh Rama.

Por nuk ka vonuar reagimi I ish-deputetit demokrat Oerd Bylykbashi. Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi i ka kujtuar Ramës betejat politike në zgjedhjet e mëparshme, ndërsa i ka kërkuar atij që të japë dorëheqjen dhe të lejojë zgjedhjet pa atë në krye.  “Eh mer artist! Paska fol artisti nga Tirana. O artist, të kujtohet 2009 kur thoje: Si ma hodhe që mblodhët me shume vota me koalicion? I madh ishe, kujtoje se koalicioni i madh duhej vetëm për kohë televizive. Koalicioni mblodhi vota, jo kriminelët që mbledh ti. Po 2011 kur të nxorëm nga zyra të kujtohet? Të prishëm planet e kullave. Madje doje të zhdukje edhe ato 300 votat që socialistet kishin hedhur për ty, por i kishin hedhur në kutitë e gabuara. Ti nuk doje të numëroheshin edhe votat e tua, i bëre hasha, se doje të shpalleshe fitues patjetër vetëm me 10 votat e rezultatit paraprak. Ne t’i gjetëm ne kuti, i numëruam për ty një për një. Dhe ti humbe. Kur je artist mos bëj si jurist! Hidhi armët që të jep pushteti, lëri bandat dhe dil në shesh barabartë dhe të shohim si ikën duke kuisur. Hë artist, ashtu e sheh sa të vlejnë bojrat e ujit që mban mbi tryezë”, shkruan Bylykbashi.

Bylykbashi jurist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.