Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bylykbashi: Kemi humbur 250 mijë nxënës dhe studentë në 10 vite, qeveria ”Rama” përgjegjëse

13:35 / February 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1707739229xwhatsapp image 2024 02 12 at 113051 656
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Shqipëria ka humbur 250 mijë nxënës e studentë në 10 vite”,-tha nënkryetari i PD-së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, në konferencën e Departamentit të Arsimit dhe Shkencës, të zhvilluar këtë të hënë.

“Arsimi dhe shkenca janë elementet thelbësore të një qeverisje. Ajo që është arsimi sot, është Shqipëria në tri dekadat e ardhshme. Dhe gjendja skandaloze e arsimit sot tregon se kush është e ardhmja e shqiptarëve në dekadat që do vijnë. Arsimi sot në Shqipëri është braktisur financiarisht. Nëse në qeverisjen e PD-së, buxheti ishte 3.4 për qind, sot është përveç premtimit të gënjeshtërt të qeverisë së Edi Ramës që do ta çonte në 5 për qind është vetëm 2.3 për qind. Pra as gjysma e asaj që ishte premtuar dhe mjaft më e ulët se në qeverisjen e PD-së”, tha Bylykbashi.

Sipas tij, një aspekt shumë i rëndësishëm negativ, që tregon edhe vullnetin politik negativ të kësaj qeverie, është përdorimi i sistemit arsimor për politikë.

“Në mbyllje do të them disa shifra kokëforta. Në këtë 10-vjecar, janë 110 mijë nxënës të detyrueshëm 9-vjeçar mpak. Janë 60 mijë nxënës të arsimit të mesëm më pak. Janë më shumë se 60 mijë studentë më pak, sigurisht pa llogaritur edhe ata të sistemit parashkollor. Pra është një shifër që shkon prej rreth 250 mijë nxënësish dhe studentësh në të gjithë nivelet më pak në këtë 10-vjeçar. Kjo ka një konkluzion fare të qartë, politikat shkatërrimtare, grabitqare, korruptive të qeverisë Rama, siç kanë shkatërruar çdo aspekt tjetër, po shkatërrojnë arsimin. Arsimi shpesh përdoret edhe për të grabitur fonde publike”, shtoi Bylykbashi.

nxenes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.