Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bylykbashi për 13 tetorin: Të gjitha partitë në zgjedhje…

19:32 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oerd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike deri më tani nuk ka ende një deklaratë zyrtare nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit.

Lidhur me zgjedhjet e 13 tetorit ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, teksa flet në emrin e tij personal, është shprehur se detyrimi kushtetues duhet plotësuar nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, duke përfshirë edhe PD.

“Respektimi i kësaj date, jo vetëm nga institucionet, por edhe aktorët politikë, përfshirë partitë politike është pjesë e kësaj. Zgjedhjet ndodhin kur respektohet shteti i së drejtës. Të themi atë që thotë OSBE-ODIHR, zgjedhjet janë për zgjedhësit në radhë të parë, më pas janë edhe për partitë politike”, u shpreh ish deputetit Bylykbashi.

Ndërkohë, lidhur me zërat se aleatët e PD po i bëjnë presion Bashës që të pranojë negociatat edhe me Edi Ramën kryeministër, Bylykbashi tha në intervistën për A2 CNN, se qëllimi i opozitës është garantimi i zgjedhjeve të ndershme.

Sipas ish-deputetit të PD, Rama ka treguar se tallet me marrëveshjet që arrin më plot e tjera politike.

“Unë nuk besoj se është çështje në emër të çfarë bëhet. Qëllimi primar është që shqiptarëve t’iu garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama ka treguar nga ana tjetër se është një njeri që tallet me marrëveshjen si koncept. Opozita është e gatshme ta mundë Edi Ramën në të gjitha kuadratet e betejës politike dhe jam i sigurt që forca jonë e mund Edi Ramën kudo qoftë. Nëse do të jetë e drejtë apo jo kjo do t’i mbetet një gjykimi të mëvonshëm. Sigurisht që një grup parlamentarësh, një motor i jashtëzakonshëm politik, por mesa duket, për një pjesë ishte e nevojshme që të kthehej vëmendja tek një kauzë shumë e madhe si zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për këtë çështje duheshin vendime të forta”,-ish-deputeti Bylykbashi.

Bylykbashi PARTIA DEMOKRATIKE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.