Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Byrektoret e Tiranës, ‘streetfood’ me shije shqiptare

19:32 / September 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
byrektore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dikur byrektoret gjendeshin në çdo cep të kryeqytetit, por me hapjen e furrave dhe dyqaneve të mëdha të prodhimeve të brumit, ato po rrallohen gjithnjë e më shumë. Pranë tyre aroma e pjekjes së brumit tundon paletën dhe ndjell oreksin. Byrektoret zakonisht ndodhen në dyqane të vogla që karakterizohen nga një banak prej druri në hyrje dhe një dhomë apo korridor i ngushtë në pjesën e prapme ku bëhet përgatitja e brumit dhe pjekja e tij.

Pranë zonës së ish-stacionit të trenit në Tiranë, në anë të rrugës kryesore ndodhet një prej byrektoreve të hershme të kryeqytetit.“Kemi 13 vjet që e kemi dyqanin, ndërsa unë vetë kam 20 vite në këtë profesion”, tha njëra prej mjeshtreve të byrekut tek byrektore “Alba Red”.

Stafi i byrektores “Alba Red” i tha BIRN se klientët kryesisht kërkojnë byrekët tradicionalë që njihen ndryshe si “ byrekët trekëndësh”. “Shesim rreth 450 byrekë nga këto në ditë. Përveç tyre gatuajmë dhe byrekë të mëdhenj apo pite”, tha punonjësja e byrektores.

Sipas furrtareve klientët konsumojnë më shumë byrekët të mbushur gjizë, ato me qepë dhe domate.

Puna në byrektore kërkon përkushtim dhe orare të zgjatura, pasi kërkesa për byrekë është e madhe.

“Ne punojmë nga ora gjashtë e mëngjesit deri në orën dhjetë të darkës, por ngarkesa më e madhë është deri në orën dy të drekës”, i tha BIRN furrëtarja e byrektores “Alba Red”.

Me duart që i shkëlqejnë nga vaji i gatimit, ajo tregon se pjekja është një punë e lodhshme dhe se shpeshherë ata e kanë të vështirë të përballojnë kërkesën e madhe për byrekë gjatë orëve të ndryshme të ditës.

Edhe pse punojnë mbi 12 orë në ditë, stafi i byrektoreve punon me pasion dhe disa prej tyre shprehen se gatimi është art më vete.

Një tjetër byrektore që operon prej vitesh ndodhet pranë Postës Qëndrore në kryeqytet.

“Kjo byrektore ka mbi 15 vjet. Në fillim unë punoja këtu për pronarin, pastaj e mora vetë në menaxhim, dhe tani e kemi kthyer në biznes familjar”, i tha BIRN pronarja aktuale e byrektores së vogël.

Zonja punon në biznesin e familjes së bashku me të ëmën dhe me të bijën.

Ajo e nis punën që në orën gjashtë të mëngjesit, në mënyrë që produket e brumit të jenë gati për shitje në orën shtatë.

“Ne kemi shumë klientë, të rinj dhe të vjetër. Ndonjëherë e kam të vështirë t’ia dal dhe po kërkoj dhe një ndihmëse tjetër përveç vajzës dhe mamit”, pranon ajo.

Me rritjen e çmimeve edhe byrekët janë shtrenjtuar, por byrekët tradicionalë trekëndësh kanë mbetur ekonomikë dhe të shijshëm.

“Byrekët e mëdhenj një mijë lekësh nuk kanë kurrë shijen e byrekëve të vegjël trekëndësh”, thotë pronarja e një byrektoreje pranë zonës së Shallvareve në Tiranë.

“Kërkesa për këto byrekë do të jëtë përherë e lartë”, i tha ajo BIRN, teksa i shërben klientëve që presin në rradhë.

“Unë kam 13 vjet që e kam hapur këtë biznes. Punojmë të gjithë si familje këtu”, përfundoi pronarja e byrektores.

FOTO 01
FOTO 02
FOTO 03
FOTO 04
FOTO 05
FOTO 06
FOTO 09
FOTO 10

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.