Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Caka për masakrat e serbëve në burgje: Shumë persona na kanë vdekur në duar

23:58 / September 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afrim caka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afrim Caka, autori i librit “Ata u vranë, lanë pas vetes historinë”, një ditar burgu me masakrat që serbët kanë bërë në Gjakovë dhe në burgun e Dubravës, Lupjanës dhe Nishit, ka treguar më me detaje se si ai dhe shokët e tij të burgut janë torturuar dhe akuzuar pa faj.

I ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, Caka ka treguar vitet që ka bërë burg dhe akuzat me të cilat është përballur.

Afrim Caka: Në 81-shin kam qenë 18 muaj, i akuzuar për pjesëmarrës në demonstrata në Gjakovë, isha 30 e sa vjeç. Pastaj më arestuan në 1984 edhe aty u dënova 16 muaj për grisjen e një flamuri serb, që nuk e kisha grisur. Pastaj filloi kalvari kur kam shkruar në ushtri nga burgu i Nishit dhe aty kam shkuar në ushtri dhe më kanë akuzuar për çdolloj ngjarje që ka ndodhur në Gjakovë. Herën e fundit u arrestova më 10 Maj 1999 dhe u dënova me 12 vite burg. Dola nga burgu në Prill të 2001-shit. U akuzova për terrorizëm dhe për 3 vrasje dhe 2 plagosje. Nuk kisha vrarë askënd.

Teksa sjell detaje tronditëse të jetës së tij në burg, Caka kujton dhe një masakër të zgjatur për 4 ditë me radhë, skena të cilat thotë se shikohen vetëm në filmat horror.

Afrim Caka: Na akuzuan që kemi cilësi të barutit. Na mbyllën në hangar. Na mblodhën 300 e sa veta. Në mesin e tyre kanë qenë edhe 2 romë. Natë për natë bastisje, tortura. Një barbari shtatzarake ndaj të burgosurve. Ka pasur dhe tortura të mëdha. Pastaj morëm rrugën për burgun e Pejës. Burgu ishte i stërmbushur dhe na çuan në një hangar të një biznesmeni dhe aty filloi kalvari tjetër i dhunës, rrahje dhe dhunë fizike.

Na transferuam në burgun e Dubravës. Aty kur u futëm, ishim dobësuar aq shumë sa nuk e njihnim veten. Aty ishim 154 burra e krejt ishin të pafajshëm. Kishin njerëz që kishin sëmundje të rënda, ishin të paralizuar dhe ata i akuzuan. Prej Pejës deri në Dubravë ishte rrugëtimi drejt arkivolit.  

Malazezët ishin më barbarët dhe më kriminelët. Në burgun e Dubravës kam qëndruar rreth 7 ditë. Pastaj filloi masakra më e tmerrshme më datën 18-19-21-22 Maj, u vranë përnjëherë 100 e sa veta. Një ditë më parë isha plagosur në gju. Plaga ime ishte e lehtë në krahasim me të tjerët.

110 vetë u vranë në mëngjes dhe 30 në mbrëmje. Shumë veta na kanë vdekur në duar dhe aty kam parë se si duken organet e trupit në tokë. Njerëz pa duar dhe pa kokë. Ajo ishte një kasaphanë e vërtetë që mund ta shikoj vetëm në filmat horror.

afrim caka burgjet masakrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.