Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Cakaj në Holandë: Progresi i Shqipërisë i padiskutueshëm

18:06 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cakaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Holandë, ku u prit në takim nga homologu i tij holandez Stef Blok.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet bilaterale, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe pritshmëritë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministri në detyrë Cakaj dhe homologu i tij holandez nënvizuan arritjet e reformave të Shqipërisë veçanërisht në fushën e drejtësisë. Progresi i Shqipërisë është i padiskutueshëm edhe sipas vlerësimeve të palës holandeze. Po ashtu, në mënyrë që të adresohen shqetësimet e ndërsjella, përfshirë shqetësimet në fushën e migracionit të parregullt, u vlerësua jashtëzakonisht bashkëpunimi bilateral midis mekanizmave të rendit dhe sigurisë, si dhe u dakordua për bashkëpunim të mëtejshëm strategjik në të ardhmen.

Ministri Cakaj theksoi nevojën për një vendim pozitiv të Këshillit për hapjen e negociatave të anëtarësimit, i cili do të ishte një mesazh inkurajues për Shqipërinë, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën Evropiane të tij. Për më shumë, një proces i tillë do të kontribuonte në thellimin e momentumit të reformave të nisura nga Shqipëria në përgjithësi. Nëse diçka s’mund të vihet në pikëpyetje është pikërisht përmbushja e të gjitha kushteve teknike për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE nga ana e Shqipërisë. Një vlerësim i tillë është artikuluar nga vetë Komisioni Evropian në raportin e fundit për Shqipërinë. Më tej, në pajtim të plotë Ministri Cakaj dhe Blok, kanë përqafuar konsideratat e Komisionit për rëndësinë strategjike të procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimore në përgjithësi. Shqipëria dhe Holanda do të vazhdojnë bashkëpunimin strategjik dhe, natyrisht, bashkëpunimin intensiv në fushën e procesit të integrimit evropian. Holanda njeh përparimin rrënjësor dhe ndryshimet cilësore që po karakterizojnë Shqipërinë në vijimësi.

holande tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ferit Hoxha takon homologun serb në Uashington: ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të papranueshme të ministres serbe për Kosovën

12:46 / July 17, 2026

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria mbetet krah Zelenskyt dhe popullit ukrainas

10:30 / July 17, 2026

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.