Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka ngritur një grup pune në ministri me qëllimin për të ndryshuar ligjin për shërbimin diplomatik.

Sipas zyrës së informacionit në ministrinë e Jashtme, ky grup ka nisur paralelisht transferimet nga detyra të 28 punonjësve apo drejtuesve të ambasadave. Vendimet kanë vënë në alarm ish ambasadorët, të cilët i kanë kërkuar respektimin e sistemit të karrierës.

Reagimit të Këshillit të Ambasadorëve, të cilët kanë ngritur alarm për ndryshimet e menjëhershme në ambasada nuk kanë shqetësuar ministrin e Jashtëm në detyrë.

Përveç 28 emrave të diplomatëve që ka transferuar, listës pritet t’i shtohen edhe 4 ambasadorë të cilëve i ka përfunduar mandati dhe pritet që ministria t’i kërkojë Presidentit Meta dekretin për shkarkimin e tyre.Në krye të grupit të punës në Ministrinë e Jashtme, është vendosur diplomati i karrierës Armand Skapi.

Gjithashtu pritet që numri i diplomatëve të rritet pasi në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të ulët të trupës diplomatike.

Kujtojmë që Greqia ka mbetur vetëm me ambasadoren Hobdari, e cila është nën hetim nga prokuroria për skandalin e vjedhjes së pasaportave.

Ish-ambasadorë ndër vite janë shprehur se ministri duhet të ketë më shumë kujdes në ndryshimin e diplomatëve të karrierës. Ata shprehen se këtë detyrë nuk mund ta kryejnë studentët, sado ekselentë që të jenë, ndaj sugjerojnë që të respektohet sistemi i karrierës dhe respektimi i vlerave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here