Analisti Andi Bejtja është i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë në TV KLAN. Si çdo të premte, Cani ka përgatitur një listë me kandidaturat e mundshme për President të Shqipërisë së Madhe. Bejtja u ndal tek disa emra për të cilët analizoi mundësitë që ndonjëri prej tyre të mund të jetë President në të ardhmen.
Bejtja zgjodhi si Presidentin më të mirë të gjithë shqiptarëve Veton Surroin. Ndërkohë Andi Betja ka hedh poshtë në mënyrë kategorike kandidaturën e Gent Cakaj, zv.ministrin e Jashtëm duke e cilësuar atë si njeri me probleme karakteri. Sipas tij, Fakti që pranoi të bëhej kamikaz në Shqipëri duke shërbyer si ministër në qeverinë Rama, tregon për probleme të mëdha karakteri. Bejtja vlerësoi edhe politikanin Albin Kurti si një mundësi e mirë për President të Shqipërisë së Madhe, duke e cilësuar si politikanin më koherent.
