Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Call center, sa profesion i vështirë, operatorët te psikologu

07:59 / July 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
call center
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhurmë, stres, dhimbje koke, humbje e dëgjimit, depresion, operatorët e call center po vuajnë pasojat e një profesioni të vështirë. Shumica e tyre shkojnë te psikologu. Krahas vështirësive profesionale ata po përballen me presionin e drejtuesve për t’u ulur pagesat e bonuseve. Punonjëst e Albacall po protestojnë prej javësh…

Isida Zekaj punon si operatore për më shumë se gjashtë vite. E nisi këtë profesion kur ishte ende studente dhe po vijon të punojë në këtë sektor edhe tani që zotëron një diplomë si inxhiniere ushqimore.

Ka aplikuar në shumë kompani për të filluar punë në profesion, por asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje pozitive. Madje dy herë ka provuar emigracionin, por nuk i eci.

Thotë se do të tentojë sërish. Përvoja e saj në call center është e gjatë. Ajo ka punuar për tre vite në IDS dhe prej gati dy vite e gjysmë është e punësuar në kompaninë Albacall, një ndër më të mëdhatë në vend. Operatorët e kësaj të fundit janë ngritur në protesta dhe shkak është bërë heqja e bonusit të vjetërsisë, e cila ka prekur pagat e më shumë se 200 operatorëve, me arsyetimin se janë punonjës që nuk performojnë mirë. Nëse operatorët marrin një mungesë apo një raport, atyre iu hiqet bonusi.

Prej muajit qershor, operatorët janë në një betejë të vazhdueshme ligjore me menaxhimin e kompanisë, së cilës i kërkojnë rikthimin e këtij bonusi. Sipas operatorëve, një orë punë paguhet me 275 lekë, ndërsa së bashku me bonusin e vjetërsisë pagesa për një orë shkon 345 lekë, duke bërë një diferencë në pagën finale. Prej një viti atyre iu është hequr edhe bonusi i performancës.

Irdi Ismaili, një tjetër operator i Albacall, thotë se operatorët do të hyjnë në grevë në rast se nuk rikthehet bonusi për ta. Irdi shprehet se tashmë tipologjia e operatorëve ka ndryshuar. Pjesa më e madhe e tyre janë familjarë dhe kanë kredi apo detyrime të tjera për të përmbushur dhe kanë nevojë që të kenë qëndrueshmëri në të ardhurat e tyre mujore. Një nga arsyet kryesore pse shumica prej tyre kanë zgjedhur që të punojnë në call center janë oraret fleksibël, por tani po vendosin rregulla strikte.

Dorina Murri punon gjithashtu prej 4 vitesh në këtë call center dhe kërkon që operatorët të paguhen siç janë paguar deri më tani.
Ndër të tjera, ata flasin se punojnë në kushte të vështira dhe nën presionin për të arritur objektivat e përcaktuar. Shumë prej tyre janë të diagnostikuar me sëmundje të shkaktuara nga puna. Dorina është njëra ndër to. Prej shumë kohësh vuante nga dhimbje kronike të kokës, për të cilat iu desh të kryente vizita të specializuara në Itali, ku shkak kryesor sipas diagnozës ishte puna. Duhet të ndryshonte stil jetese. Ndër sëmundjet më të përhapura tek operatorët që punojnë prej vitesh janë: dhembje koke, humbje e pjesshme e dëgjimit, dëmtim i vertebrave, por edhe sëmundje të shëndetit mendor si depresioni. Vajzat pohojnë se shumë prej kolegëve shkojnë edhe te psikologu.

Sipas tyre, puna operatorit në call center duhet të njihet në grupin e profesioneve të vështira. Me datë 17 shkurt, ata kanë krijuar një sindikatë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Vazhdimisht organizojnë protesta në vendin e punës, që menaxherët të përmirësojnë kushtet e punës, veçanërisht higjienike.

“Monitor” kontaktoi me drejtuesit e Albacall, por ata nuk kthyen përgjigje deri në momentin e botimit të këtij shkrimi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 63% e të punësuarve në sektorin e call center janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj. Mosha e të punësuarve llogaritet në 20-40 vjeç, ku mbizotërojnë personat nën 30 vjeç./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.