Capital T publikon sot këngën e tij të fundit të quajtur “Je t’aime” pikërisht në ditën e të dashuruarve. Ajo që tërhoqi vëmendjen në postimet e reperit të dashur shqiptar ishte bukuroshja brune që është pjesë e klipit.
Madje vetë Kapo zbuloi fytyrën e saj në një tjetër postim të bërë dhe iconstyle ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.
Vika Gosh quhet modelja simpatike që është pjesë e klipit të Capital T të xhiruar në kryeqytetin e dashurisë, Paris.
Emrin e ka konfirmuar vetë Capital T për “iconstyle.al”, ndaj këtë herë nuk kemi aspak dyshime! Dhe mos u nxitoni të shihni profilin e saj, pasi Vika e ka privat!