Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Çdo ditë më e rrezikshme bëhet për ne, për qytetarët”, Berisha: Të shkojmë drejt qeverisë teknike

21:26 / August 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha thotë se rruga nuk është e lehtë, por është rruga e fitores. Në fjalën e mbajtur në ditën e 215 që është në izolim në banesë dhe flet nga ballkoni për mbështetësit që i qëndrojnë poshtë banesës, Berisha shtoi edhe se duhet që të rikthehet shpresa. Për këtë tha Berisha, duhet një qeveri teknike që të  mbahen zgjedhje të lira. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në 2025.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha

Miqtë e mi, narkoshteti, diktatura e bazuar në aleancën me krimin, në aleancën e pushtetit me krimin, drogën, me vjedhjen e shqiptarëve, çdo ditë prodhon një skandal, një krim. Jo skandal, krim, krim! Ndaj dhe sa më shumë të ambientohen njerëzit me këto krime, çdo ditë e më të mëdha bëhen ato.

Çdo ditë më e rrezikshme bëhet për ne, për qytetarët, çdo ditë më shumë vend i pajetueshëm për shqiptarët bëhet Shqipëria. Ndaj dhe thirrja ime është për çdo shqiptar, të ngrihemi së bashku me guximin e shqiptarit. Me karakterin e shqiptarit. Me dashurinë e shqiptarit për lirinë, për vendin, për kombin. Dhe në këto momente kritike, të mposhtim diktaturën.

Të shkojmë drejt qeverisë teknike. Zgjedhjeve të lira. Zgjedhjeve të ndershme. Fitores të sigurt të opozitës shqiptare. Që me forcën më të madhe të ligjit të godasim, t’i shtypim kokën krimit të organizuar në çdo shpellë, në çdo skutë, në çdo shtëpi, në çdo vend ku ndodhet.

Të presim me gërshërët e ligjit, lidhjet e tmerrshme të krimit me pushtetin. Të presim me gërshërët e ligjit dorën e zezë të zyrtarëve të vjedhin qytetarët. Të rikthejmë transparencën. Të rikthejmë përgjegjshmërinë. Të rikthejmë ligjin. Të rikthejmë shpresën, besimin e shqiptarëve tek vetja dhe e ardhmja. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, oratorëve dhe mbarë qytetarëve. Rruga jonë nuk është e lehtë, por rruga jonë është rruga e fitores së sigurt. Fitore, fitore, fitore!

Kryetari i PD Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026

100-vjetori nuk është aq i rrallë: fshati italian ku gratë spikasin për jetëgjatësinë

19:54 / October 11, 2026

Thirrje “UÇK” në “Air Albania”, koreografia që tërhoqi vëmendjen në derbin e kryeqytetit

19:32 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.