Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Gazment Bardhit, i cili sot në një reagim në rrjetet sociale përmendi Shkëlzen Berishën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ka ironizuar Gazment Bardhin, duke e quajtur atë “shoqata e gazrave”.
“Për hir të bashkimit mendoj se të gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës së gazrave!”
Më herët Gazment Bardhi me anë të një postimi ne rrjetet sociale akuzoi ish-kryeministrin Berisha si përgjegjës kryesor për vrasjet në Gërdec.
