Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

CDU/CSU voton rezolutën për Shqipërinë, por me kushte: Sa më shpejt dialog për krizën e rëndë politike

19:02 / September 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bundestagu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupet parlamentare të Bundestagut gjerman, CDU/CSU si dhe SPD, autorizojnë qeverinë federale të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian tetorin e ardhshëm, por kanë një seri konstatimesh dhe kushtesh, që Tirana duhet të plotësojë më pas.

Në dokumentin e CDU/CSU  nënvizohet ndërkohë, se pa zgjidhur krizën politike Shqipëria nuk shkon askund.

Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që menjëherë të bëjnë çdo përpjekje për të kapërcyer sa më shpejt këtë krizë përmes dialogut politik, sepse përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të bëhet në mënyrë të konsiderueshme më e vështirë.

Në këtë kontekst kërkohet që të sqarohet menjëherë legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 qershorit.

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 ishin kryesisht paqësore; megjithatë mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.

Parlamentarët gjermanë vëjnë re gjithashtu mungesën e dënimeve përsa i përket krimeve zgjedhore.

Prokuroria ka ndërmarrë një hetim kundër atyre që akuzohen për blerje votash; megjithatë, deri  tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt, sapo të vërtetohet një dyshim për veprën.

Dokumenti i hartuar nga CDU/CSU si dhe SPD nuk përcakton një datë konkrete për konferencën e parë të anëtarësimit dhe këtu fillojnë kushtet, që nisin me vënien në punë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, për të vijuar me reformën zgjedhore.

Të merret vendim  për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE / ODIHR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5.9.2019.

Kushtet shtohen për mbajtjen e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapjen e kapitujeve të parë të negociatave, ku kërkohet:

– Zbatimi i ligjit për reformen zgjedhore të inicuar.

– Fillimi i procedimeve  penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme;

– Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore  kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve,

– Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj  për të punuar.

CDU/CSU
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.