Shqipëria po luan sot përballë Republikës Çeke, prej orës 20:15. Trajneri Reja ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime, veç modulit të zakonshëm 3-5-2.
Krahët e mbrojtjes kanë ndryshuar, me Veselin dhe Trashin që luajnë në vend të Dokës dhe Lenjanit, që ishin në fushë nga fillimi kundër Uellsit.
Në mesfushë risia është Sherif Kallaku, i cili vendoset krah kapitenit Abrashi dhe Keidi Bares. Reja ka rikthyer sulmin e zakonshëm, me Cikalleshin dhe Manajn titullarë.
