Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cekja e Beratit: Shtypi një person me makinë, nuk dola 1 vit në TV

04:05 / April 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1251
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka bërë gjithë shqiptarët të qeshin me rolet e tij në filma dhe telekomedi, por pak e dinë që Sejfulla Myftaraj i njohur si Cekja, ka patur edhe shumë momente të vështira në jetë.

Në një intervistë në “Quo Vadis” të moderatores pranvera Borakaj në Vizion Plus, ai ka treguar momentin më të vështirë të jetës së tij, ku në vitin 2003 ai aksidenton një person.

Cekja rrëfen se pas atij momenti ka kaluar vështirësi, dhe për një vit nuk doli në televizion, ndërsa falenderoi familjen për mbështetjen që i dha gjatë atyre kohëve të “errëta”.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Përveç gëzimeve që ke dhuruar pafund, ka qenë një vit i vështirë për ju, viti 2003. Ku ti ke dhënë një intervistë dhe ke thënë, kam patur probleme me shëndetin e gruas, ke thyer këmbën, ka qenë një aksident?

Cekja: Absolutisht po, kanë qenë dy momentet më të vështira të jetës time, aksidenti ku shtypa një person dhe kur theva këmbën, sidomos aksidenti, më ngeli shumë gjatë në memorie.

Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë për ta rikurperuar?

Cekja: Shumë e vështirë, gati një vit nuk dola në televizion, kaq keq u fiksova.

Pranvera Borakaj: Si e kaluat atë ngjarje?

Cekja: 2-3 muajt e parë e kisha të vështirë, se kaloja dot.

Pranvera Borakaj: Familja ju ka qëndruar pranë në atë kohë?

Cekja: Absolutisht po.

Pranvera Borakaj: Si ishte të përballeshe me drejtësinë në atë kohë, një aktor që gjatë gjithë kohës bën për të qeshur?

Cekja: Aksidentin asnjë nuk do ta bëjë. Ishte një gjë, sepse ishe në qendër të vëmendjes, kur erdhën të gjitha televizionet, thosha që nuk kam bërë heroizëm. O Ceke më thanë je dikush që ke bërë aksident. Në momentin kur dhashë intervistën u preka, kishte njerëz dashakeqës që thoshin shih çfarë aktori është po bën sikur qan.

Pranvera Borakaj: Çfarë të nervozon, mosmirënjohja?

Cekja: Mosmirënjohja është gjëja më e keqe në jetë. I thanë Zotit kë të çojmë në Ferr mosmirënjohësin apo vrasësin? Zoti i tha mosmirënjohësin, ky është njeriu më i keq në jetë të jetëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.