Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çelet sezoni turistik në Shëngjin, Nufi: Më të përgatitur për një verë me më shumë vizitorë dhe cilësi shërbimi

11:59 / May 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shëngjini çeli mbrëmë sezonin veror me një sërë aktivitetesh, ku morën pjesë qytetarë të Lezhës,  por edhe turistë nga vende të ndryshme. I pranishëm në aktivitetin për çeljen zyrtare të sezonit “Shëngjin 2026” ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njëherësh i deleguar politik i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Nufi e cilësoi Shëngjinin si një nga destinacionet më atraktive të turizmit shqiptar, duke theksuar se qyteti po konsolidon vit pas viti pozicionin e tij si një pikë referimi për turistët vendas dhe të huaj.

“Shëngjini nuk i ka lënë gjë mangët asnjë pike turistike në Republikë. Sot niveli hotelier, niveli i përgatitjes së të gjithë restoranteve, strukturave akomoduese në Shëngjin është i jashtëzakonshëm dhe për këtë ne jemi krenarë dhe jemi të bindur se Shëngjini këtë sezon do të ketë një sezon akoma më të sukseshëm se ai i kaluari. Këtë vit, Shëngjini do të shkëlqejë kudo. Sot jemi të bindur që ky sezon do të shënojë një sukses, jo vetëm për ata që do të vijnë, por edhe për bizneset, të cilët jam i bindur që do të kenë një standard të ri”, u shpreh ministri.

Ai përgëzoi edhe kryebashkiakun e Lezhws, Pjerin Ndreun, për bashkëpunimin dhe koordinimin e punëve me autoritetet qendrore për përgatitjen e një sezoni të mbarë.

Në mbyllje të fjalës së tij, ministri Nufi shprehu bindjen se edhe këtë sezon Lezha dhe Shëngjini do të jenë në nivelin e duhur.

celet nufi sezoni Shengjin Turistik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.