Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Celibashi në analizën e parë: Partitë të krijojnë qetësi për numëruesit, vota është në kuti

20:09 / May 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1746986459xscreenshot 165 961
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e cilësoi procesin zgjedhor të së dielës si në përputhje me rregullat dhe standardet në pjesën dërrmuese të tij. Celibashi renditi problematikat e vogla në hapjen e qendrave të votimit, teksa iu kërkoi partive që të krijojnë një ambient të qetë për numëruesit, pasi votat tashmë janë në kuti dhe do të numërohen një më një.

“Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ, gjatë ditës së sotme ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standard. Problematika ka pasur në mëngjes kur u hapën votimet dhe u adresuan nga ne. Procesi i identifikimit ka shkuar mirë, përveç rasteve kur operatorët nuk u paraqitën dhe 4 rasteve kur kaloi identifikimi me listë zgjedhësish. Kemi pasur shkëmbim informacion me prokuroritë për 5 raste, informacione të cilat i kemi marrë ne si KQZ dhe në vlerësimin tonë, ua kemi përcjellë prokurorive. Bëjmë thirrje që partitë të krijojnë qetësi për numëruesit dhe anëtarët e komisionit.

Është e këshillueshme, që edhe pse është detyrim të zbatosh ligjin, që deklarimet për rezultatet nga përfaqësuesit politikë janë pa asnjë vlerë dhe nuk i kontribuojë procesit. Votat janë në kuti. Kini durim për numërimin dhe vlerësimin e tyre. Rezultati paraprak, jo më vonë se dita e martë”, tha Celibashi.

Celibashi KQZ vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.