Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një dalje për mediat bëri apel për subjektet politike që të mos pranojnë donacionet e dyshimta. Ai u kërkoi atyre ti përmbahen rregullave duke paralajmëruar edhe masa.
“Të refuzojnë donacionet dyshuese, larg abuzimit me votë. Në rast identifikimi dhe verifikimi do marrim masa. Shpresoj të kenë vesh e të dëgjojnë”, deklaroi Celibashi.
Ndërsa përsa i përket kandidaturës së Tom Doshit dhe deklaratave të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ai tha: Për rastin Tom Doshit që shkoi për verifikim kemi pasur indicie si nga burime publike, ashtu edhe nga vetë formulari i dekriminalizimit. Nuk shoh asgjë të keqe tek qëndrimet e ambasadores amerikane, por janë të shëndetshme, pasi interesi është për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
