Celine Dion ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja ka folur për herë të parë për problemet e saj shëndetësore dhe bën të ditur se së fundmi është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit.
Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion, specifikon Celinenë videon e saj.
Dion saktëson se ky çrregullim ndikon në jetën e saj të përditshme në shumë nivele. “Ndonjëherë kam shumë vështirësi në ecje dhe nuk mund të përdor gjithmonë kordat vokale për të kënduar ashtu siç do të doja”, shpjegon ajo e emocionuar.