Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Celine Dion do të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

20:42 / May 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celine dion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme është publikuar traileri i dokumentarit për këngëtaren e njohur, Celine Dion “I Am: Celine Dion”.

Dokumenti zbulon më shumë detaje në lidhje me diagnozën e Dion me ‘Sindromën e Personit të Ngurtë’. Pas shtyrjes së disa datave të turneut të saj evropian në dhjetor 2022, Dion njoftoi se ajo u diagnostikua me çrregullimin neurologjik që i ndryshoi jetën, pasi krijon spazma që ndikojnë në aftësinë e saj për të ecur dhe për të përdorur kordat e saj vokale për të kënduar si dikur.

Traileri tregon pamje dhe prapaskenat gjatë gjithë karrierës së Dion, intervista të reja me këngëtaren me famë botërore ndërsa ajo përballet me diagnozën e saj. Në një moment, ajo shpërthen në lot ndërsa rrëfen sfidat shëndetësore me të cilat është përballur.

“Nuk është e vështirë të bësh një shfaqje, e di. Është e vështirë të anulosh një shfaqje”, thotë ajo në trailer. “Po punoj shumë çdo ditë. Por duhet ta pranoj, ka qenë një luftë. Me mungon shumë. Njerëzit, më mungojnë. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Unë nuk do të ndalem.”

“Nuk është një vështrim i gjerë i jetës dhe kohërave të këngëtares ikonë të pop-it, përkundrazi kap një pamje të një momenti të rëndësishëm në karrierën e saj. Dokumentari përfshin rreth një vit dhe kronikën e betejës së Dion me Sindromën e Personit të Ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që prek trurin dhe palcën kurrizore. Në rastin e Dion, sëmundja ia ndaloi jetesën dhe aftësinë për të performuar,” raportoi më parë Variety.

“Këto dy vitet e fundit kanë qenë një sfidë e tillë për mua, udhëtimi nga zbulimi i gjendjes sime tek të mësuarit se si të jetoj dhe ta menaxhoj atë, por jo për ta lënë atë të më përcaktojë”, tha Dion në një deklaratë që njoftoi dokumentarin. “Ndërsa rruga për rifillimin e karrierës sime në skenë vazhdon, e kam kuptuar se sa shumë më ka munguar, të kem mundësi të shoh fansat e mi. Gjatë kësaj mungese, vendosa që doja të dokumentoja këtë pjesë të jetës sime për të ndihmuar të tjerët që kanë këtë diagnozë.”

“I Am: Celine Dion” do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në Prime Video më 25 qershor.

Celine Dion dokumentar semundje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.