Ikona e muzikës, Celine Dion nuk do të këndojë më në publik. Sëmundja e saj po përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia.
55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthehet në turin, datat e të cilit i anuloi në maj.
Këngëtarja kanadeze po vuan nga një sëmundje e rrallë e njohur si “sindroma e personit të ngurtë”. Ajo është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, por shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma kryesisht në trung dhe në bark.
