TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022

Ndodh puthja e parë te ‘Kepi i tundimeve’

23:34 / August 12, 2022

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

23:29 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Çelja e negociatave, Gjekmarkaj: Do qëndrojmë gjatë nëpër korridoret e Bashkimit Europian

12:02 / July 19, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e cilëson si një arritje të cilët shqiptarët e kërkonin prej 32 vitesh demokraci. “Nuk është e thënë se do të ndodhe me patjetër, por shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqipëri, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetersuese, që administrata publike të jetë ideologjike, që korrupsioni të mos jetë fillimi e fundi por sado që Europa të jetë kushtezuese e vullnetmirë ndaj nesh këtu qeverisin shqiptaret”, thekson ai. Por në mesazhet e tij, Gjekmarkaj thekson se ky vendim i BE është vetëm “kalimi i pragut” dhe se gjasat janë që të qëndrojmë gjatë në “korridorin e Bashkimit Europian”.

Shkrimi i plotë

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE i jep historisë së vendit tonë një kthesë të shumë pritur.
Pas më shumë se pesë shekujsh ne po kthehemi tek rrënjet duke shuar çdo dilemë artificiale për identitetin europian të shqiptarve. Europa nuk është në ditët e saj më të mira, shumë dilema e kriza e përfshijnë e pershkojnë!

Më e fundit lufta në Ukrainë e cila na shëmbi një tabu atë të paqes së “perjetshme”. Por Europa është ajo bijëza e bukur që joshi Zeusin me hiret e saj tek mblidhte lule dhe që asokohe nuk ka reshtur se joshuri së qëni e lakmuar e trazuar por gjithmonë dritë e botes dhe laborator i panderprerë i idealeve më të mira njerzore. Ne kemi jetuar si komb kohë pas kohe me ëndrren e Europes me “shansin e humbur” por një meritë të pamohueshme e kemi, dashurinë për kontinentin e vjeter nuk e tradhëtuam brënda nesh edhe pse na u imponuan sundime që e urrenin atë.

Politika shqiptare mendon se është kerrthizë e Botes, kur në fakt për të është një gjë e vogel dhe si gjithë të frustuarit gezimet e përbashketa tentojmë ti kthejmë në humbje të kundershtarit. Duke u ngritur e duke rënë, duke ndertuar e zhgënjyer, duke qeshur e duke qarë, duke akuzuar e duke bërë dhunë, por duke besuar tek Europa në 32 vite liri të gjithë bashkë arritëm në këtë ditë.

Nuk është e thënë se do të ndodhe me patjeter por shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqiperi, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetërsuese, që administrata publike të jetë ideologjike, që korrupsioni të mos jetë fillimi e fundi por sado që Europa të jetë kushtëzuese e vullnetmirë ndaj nesh,këtu qeverisin shqiptarët. Ata që e marrin persiper këtë detyrë nga votuesit e tyre duhet të sillen si europianë e kjo nuk ndodh me të lutura, kjo realizohet kur shoqëria shqiptare sillet si europianë në reagimin ndaj politikes së saj.

Në Europë ka gjithmonë rinovim elitash politike që bartin ide të reja e transformuese. Nëse edhe ne nuk ndryshojmë mendësi por mrizojmë nën hijen e miteve të rreme që më shumë na kanë rrejtë se na kanë thënë të vërteten, duke besuar kultin e individit dhe mohuar kultin e shoqërisë, vërtetë e kaluam pragun por do rrimë gjatë në korridorin e BE. Por sot është një diteë feste dhe jo kasandrash! Gëzuar Shqipëri që u ktheve aty ku Gjergj Kastriot- Skenderbeu të desh

Agron Gjermarkaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Albin Kurti: Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë në jetën publike të qytetarëve

22:28 / August 12, 2022

Opozita që pret të “vdes”, Berisha ose Meta…

21:39 / August 12, 2022

Veliaj reagon për plagosjen e inspektorit të IMT-së, kërkon dënim maksimal për autorin

21:05 / August 12, 2022

Veliaj i përgjigjet ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

20:46 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Përmbysja e kamionit me grurë në autostradë, reagon ashpër Erion Braçe: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet! Ju zotërinj të policisë…

21:46 / August 12, 2022

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, 8 të plagosur në spitalin e Fierit

21:21 / August 12, 2022

“Do ketë ‘non grata’ të tjerë”- Ambasadori britanik paralajmëron: Do bëhen rutinë! Deri në fund të vitit…

20:37 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.