Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pasi priti dy kryeministratm atë shqiptar dhe të Maqedonisë së Veriut, ka uruar për çeljen e negociatave. Po ashtu Von der Leyen tha se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në BE dhe jam e lumtur që jam me ju, ky është suksesi juaj që keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Keni treguar këmbëngulje, keni pasur përmirësim në rrugëtimin drejt BE-së. Keni bërë shumë reforma, keni modernizuar ekonominë, keni media të lira. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë përballjen që Shqipëria do të ketë mbi zjarret, tërmetet, në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty dhe ta mbështesë sa herë që të ketë shkaqe të tilla”.
