Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ceno Klosi u bë zv.ministër, emërohet drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve

21:29 / June 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celaj dpt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elidjana Çelaj është emëruar përkohësisht drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, pas lirimit nga detyra të ish drejtorit të përgjithshëm Ceno Klosi.

Në urdhrin e Ministrit të financave dhe Ekonomisë që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare thuhet se znj. Elidjana Çelaj, me pozicion të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është ngarkuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme administrative, deri në momentin e plotësimit të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë.

“Bazuar në pikën 2 të nenit 104, nenet 118 dhe 119, të ligjit nr. 8417/1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, germën “d”, të nenit 28, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, neneve 12, pika 2, 14, pika 4, si dhe 18,pika 3, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nenit 43, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, si dhe për shkak të vakancës së krijuar të pozicionit të punës të drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.

URDHËROJ: 1. Ngarkimin e përkohshëm nëpërmjet zëvendësimit, të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, znj. Elidjana Çelaj në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, me qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme administrative, deri në momentin e plotësimit të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë.

2. Çdo akt që bie në kundërshtim me këtë urdhër, shfuqizohet. 3. Ky urdhër nuk shoqërohet me efekte financiare. 4. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet znj. Elidjana Çelaj dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletore zyrtare”, thuhet në urdhrin e ministrit Mete.

Ndërsa ish drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) Ceno Klosi u liria nga kjo detyrë sipas vendimit të miratuar më 5 Qershor nga Këshilli i Ministrave

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave, vendosi lirimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të tatimeve të z. Ceno klosi”.

Më një tjetër vendim të miratuar në mbledhjen e së njëjtës datë, Klosi u emërua zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ceno Klosi mbajti detyrën e drejtorit të përgjithshëm të DPT-së, nga muaji tetor i vitit 2021 deri në fillim qershor 2024, pasi zëvendësoi Delina Ibrahimaj që në atë kohë u be Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

celaj Ceno Klosi dpt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.