Gjatë takimeve të tij në Divjakë kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për marrjen e një pjese të territorit të bazës ushtarake në Sarandë dhe dhënien e saj olgarkëve.
Basha i bën apel institucionve që të investigojnë nëse kjo është e vërtetë, pasi sipas tij ceon jo vetëm garën dhe konkurrencën por dhe sigurinë kombëtare.
BASHA: Në sekret të plotë sipas informacioneve që posedojmë, është marrë një pjesë e territorit të bazës ushtarake navale, të marinës, të flotës luftarake detare shqiptare në Sarandë dhe është bërë gati të jepet klientëve të qeverisë. Mbetet të verifikohet se kujt do ti jepet po emrat që përmenden janë të dyshuarit e zakonshëm, i psehes së oligarkëve që marrin çdo gjë në këtë vend. Shpresoj të jetë një lajm i rremë. Në radhe të parë sepse largimi i territoreve nga FA është diçka që nuk mund të bëhet në mënyrë sekrete po në mënyrë transparente sepse nuk cenon thjesht dhe vetëm garën e konkurrenën po dhe sigurinë kombëtare. Unë sot do i bëja një apel të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, nga ato ekzekutive dhe deri te Komandanti i Përgjithshëm i FA të investigojë nëse kjo është e vërtetë dhe nëse në të vërtetë në ditët e tyre të fundot po falin fhdhe bazat detare oligarkëbve për zhvillime klienteliste në mënyrë jotransparente dhe pa garë.
