Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Censi për etnitë në Shqipëri/ Maqedonasit të zemëruar, bullgarët të surprizuar

19:57 / June 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
censi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bullgaria është e kënaqur me rezultatin e censit në Shqipëri, prej të cilit rezultuan në vend 7057 bullgarë. Ambasadori Ivaylo Kirov, tha nga Kukësi se qeveria krijoi kushte harmonike që edhe banorët me origjinë bullgare të shprehnin lirshëm vendimin e tyre.

“Nëse qeveria shqiptare nuk do t’i krijonte këto kushte që banorët me orgjinë bullgare të shprehnin lirshëm verdiktin e tyre, nuk do të kishim këto shifra që kemi sot. Dhe këtu ka banorë nga pakica bullgare dhe theksojmë që këtu pakica bullgare ndjehet si në shtëpinë e tyre. Sinqerisht jemi shumë të surprizuar nga rezultatet. Faleminderit që na krijuat kushte për këtë. Përfaqësuesit e pakicës bullgare janë shtetas shqiptarë dhe do të kontribuojnë për shtetin shqiptar. Bullgaria nuk ka asnjë pretendim. Shqipëria është vendi më miqësor dhe mikëpritës për Bullgarinë dhe Ballkanin”, tha ambasadori.

Lidhur me pretendimet e Partisë Aleanca Maqedonase për manipulim të të dhënave të censit, ambasadori bullgar Kirov tha se qëllimi i censit nuk është ndarja e njerëzve: “Censi ka si qëllim jo të ndajë njerëzit. Kjo është një nga arsyet që shteti shqiptar bën negociata me Bashkimin Europian. Ambasadori Gonzato ishte pjesë e prezantimit të rezultateve të censit. Është shumë e rëndësishme që shteti shqiptar të tregojë numrin e popullsisë, numrin e banesave sepse mbi bazën e këtyre të dhënave do të jetë ndarja e përfaqësueseve shqiptarë në BE dhe të adhurat që mund të thithë Shqipëria nga fondet e Unionit. Rezultatet politike i jep çdokush sipas ineresit politik të tyre”.

Pretendimi i maqedonasve ishte se në momentin e deklarimit, qytetarët kur janë pyetur për kombësinë kanë pasur si opsion jo origjinën etnike si maqedonas apo bullgar, por emrin e shtetit: Maqedonia e Veriut. Por, drejtoresha e INSTAT tha se kjo nuk ka ndikuar në proces.

censi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.