Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Censusi i Beogradit: 100 mijë shqiptarë në Serbi, Kurti-Kjo është historike!

23:15 / October 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dhënat e censusit të kryer ne Serbi, tregojnë se në vend jetojnë 100 mijë shqiptarë, e pohuar kjo dhe nga shefi i Administratës rajonale të Preshevës, Hevzi Ramadani.

Ramadani ka saktësuar edhe numrin total të personave të regjistruar në harkun kohor të 31 ditëve në Luginë. Numri më i madh i shqiptarëve rezulton të jetë pikërisht këtu. Albin Kurti e cilësoi këtë jo si një proçes normal, por si një ngjarje kombëtare dhe historike.

“Informacionet që vijnë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, janë se përkundër pengesave të shfaqura gjatë proçesit të regjistrimit, shqiptarët janë aktivizuar në maksimum për një muaj rresht, që të regjistrohen të gjithë, e edhe ata që janë me banim të përkohshëm në Kosovë e diasporë.

I jam mirënjohës të gjithe spektrit politik shqiptar kudo qoftë, shoqatave, organizatave joqeveritare, klerikëve fetarë e në veçanti cdo regjistruesi shqiptar për angazhimin e palodhur që për një muaj të regjistrojnë te gjithe shqiptaret.

Jemi të vetëdijshëm që edhe përpunimi i të dhënave, proçes në të cilin shqiptarët nuk do të kenë qasje, është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh deklaratat skandaloze të kreut të Serbisë se shifrat e paraqitura, ende pa përfunduar proçesi, janë shifra të fryra, kërkojmë vëzhgim nga bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

President serb, Aleksandër Vuçiç provokoi javën e kaluar duke thënë se shifra që do të dalë nga regjistrimi i popullatës nuk do të tregojë numrin real të shqiptarëve në Serbi, me pretendimin se shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi. Faktori politik shqiptar në Luginë reagoi duke dënuar këtë deklaratë dhe kërkoi që cështja të jetë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare.

Albin Kurti beogradit Censusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.