Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

CEO i ‘Signal’ forcon sigurinë e aplikacionit

20:17 / March 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
signal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

CEO i Signal, Meredith Whitaker, ka theksuar përfitimet e sigurisë të aplikacionit të mesazheve pasi zyrtarë të lartë të administratës amerikane gabimisht përfshinin një gazetar në një dhomë bisede të koduar, të cilën ata po e përdornin për të diskutuar një sulm të ardhshëm të SHBA ndaj Houthi-ve të Jemenit.

Ndërsa nuk e adresoi drejtpërdrejt gabimin, të cilin ligjvënësit demokratë e cilësuan si një shkelje të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Whitaker në një prononcim për media përshkroi aplikacionin Signal si “standardi i artë në komunikimet private”.

Ajo vuri në dukje avantazhet e sigurisë së Signal ndaj aplikacionit të mesazheve WhatsApp, i cili është në pronësi të kompanisë Meta.

“Ne jemi me burim të hapur, jofitimprurës dhe zhvillojmë e zbatojmë kriptimin nga fundi në fund dhe teknologjinë e ruajtjes së privatësisë për të mbrojtur meta të dhënat dhe përmbajtjen e mesazheve,” tha Whitaker.

Sipas raportit të agjencisë Reuters, Signal po fiton popullaritet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara si një alternativë ndaj WhatsApp, pasi mbledh shumë pak të dhëna për përdoruesit e tij.

Të dhënat nga kompania e inteligjencës së tregut, Sensor Tower, tregojnë se shkarkimet e Signal në SHBA u rritën me 16% në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me periudhën e mëparshme, dhe 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në një intervistë në shkurt me gazetën holandeze “De Telegraaf”, Whitaker tha se Signal është një alternativë më e sigurt sepse WhatsApp mbledh më shumë të dhëna, të cilat mund të përdoren për të përcaktuar se kush komunikon me kë dhe sa shpesh.

aplikacion CEO mesazhe Signal siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jep dorëheqjen CEO i Toyota-s, Koji Sato

08:30 / February 6, 2026

Siguria në gjykata pas vrasjes së Astrit Kalasë, inspektim në GJKKO

12:41 / February 2, 2026

Siguria ushqimore, ish-punonjësi i AKU-së: Shqipëria pas vendeve të rajonit

13:55 / January 27, 2026

“Groenlanda zgjohet çdo mëngjes me kërcënime të ndryshme”, ministri danez: Nuk është e lehtë që…

21:53 / January 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.