Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Siguria ushqimore, ish-punonjësi i AKU-së: Shqipëria pas vendeve të rajonit

13:55 / January 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7018
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari dhe ish-punonjësi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Granit Sokoli, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke e krahasuar vendin tonë me standardet e Bashkimit Europian dhe vendet e rajonit.

Ai theksoi se, pavarësisht disa përmirësimeve, problematikat mbeten të pranishme, veçanërisht në baxhot dhe punishtet e vogla, si edhe në tregjet informale ku mungon gjurmueshmëria e produkteve.

Sipas Sokolit, Shqipëria renditet pas vendeve si Mali i Zi dhe Serbia në aspektin e sigurisë ushqimore, ndërsa çmimet e larta dhe mungesa e reformave radikale mbeten pengesa serioze në rrugën drejt standardeve europiane.

Aldo: Për cilat produkte kanë më shumë ankesa konsumatorët?

Granit Sokoli: Unë i filtroj. I vërtetoj me analiza laboratorike. Sa i takon sigurisë ushqimore nuk është se nuk ka një përmirësim, por kemi dhe do të kemi historikisht probleme. Baxhot dhe punishtet e vogla nuk kanë ende kushtet e nevojshme për sigurinë ushqimore. Ke markete dhe biznese të vogla ku ti nuk merr kurrë një kupon dhe nuk gjen asnjëherë origjinën e produktit, nëse të shfaq probleme më vonë.

Aldo: Nga të gjitha analizat që ke bëtë ti, çfarë rezultatesh kanë dalë?

Granit Sokoli: Shumica e analizave që unë kam bërë janë pozitive, por sikundërse ka pasur raste që vërtet kam analizuar produkte nga industria e përpunimit të qumështit apo edhe mishit dhe kanë rezultuar komfor. Sa u takon çmimeve edhe në mes të Gjermanisë i ke çmimet më lirë se në vendin tonë. Çmimi i karburantit tonë është sa në Zvicër. Patjetër që vendet e rajonit kanë çmime më të lira. Në raport me sigurinë, unë gjykoj që Mali i Zi është shumë më mirë se ne në sigurinë ushqimore, Serbia është shumë më mirë se ne. Siguria ushqimore nuk mund të bëhet pa forma radikale, siguria ushqimore nuk mund të bëhet vetëm me qoka politike. Kemi audite të rregullta nga Bashkimi Europian për sigurinë ushqimore, për mbrojtjen e kafshëve dhe të bimëve. Unë e kam thënë gjithmonë që kapitulli i 12-të që është siguria ushqimore dhe veterinaria, bashkë me kapitullin 27-të që është mjedisi do të jenë të fundit që do të mbyllen.

granit sokolaj siguria ushqimore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.