Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ceremonia e betimit në janar/ Trump nuk fton Putin

13:57 / December 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
merlin 141361578 756cc1b5 34aa 476d a605 cb31e8be67fa articleLarge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kremlini pohon se Vladimir Putini nuk është ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Është folur shumë për marrëdhënien mes tyre, e cila është përshkruar si në tone gati miqësore, por duket se ajo nuk shkon deri dorëzimi i një ftese për eventin e shumëpritur, ndërkohë që presidenti kinez Xi Jinping nga ana tjetër, e ka marrë një të tillë, edhe pse nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në ceremoni.

Ekipi i Trumpit është duke diskutuar sakaq ftesat për liderë të tjerë botërorë, përfshirë kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Karoline Leavitt, zëdhënësja e tranzicionit e Trump dhe sekretarja e ardhshme e shtypit, tha për CBS News: “Udhëheqës nga e gjithë bota janë rreshtuar që të takohen për t’u takuar me Presidentin Trump sepse e dinë se ai së shpejti do të kthehet në pushtet dhe do të rivendosë paqen përmes fuqisë amerikane në mbarë globin”.

Trump do të betohet në detyrë në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington D.C. Eventi është planifikuar nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese, e përfshin betimin dhe fjalimin e rastit. Republikani rikthehet në Shtëpinë e Bardhë katër vjet pas largimit prej saj si presidenti i 47-të i SHBA-së.

Donald Trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

Autoritetet spanjolle ‘spastrojnë’ bregdetin e Ceutës, largojnë mbi 3 mijë emigrantë që kishin ardhur nga Maroku për tu futur në Spanjë

15:43 / October 4, 2026

“Na lanë pa ujë dhe ushqim”, rrëfehen ushtarët rus që braktisën frontin: U detyruam të pinim…

14:19 / October 4, 2026

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

13:01 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.