Prej pasdites së sotme (25 shtator) ka nisur dasma shumë e komentuar e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Ceremonia e veçantë ka bërë bashkë familjarët dhe miqtë e çiftit mes të cilëve edhe shumë personazhe publike.
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, Valdrin Sahiti, Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Dalina Buzi janë disa nga VIP-at që kanë qenë të ftuar në dasmë.
Armina dhe Shkëlzeni kanë bërë valsin e parë me këngën ikonike të Christina Aguilera “Hoy tengo ganas de ti”.
Po ashtu edhe ish-kryeministri Berisha ka mbajtur fjalën e tij. “Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre. “-tha ai mes të tjerash.
Gjithçka nisi rastësisht, ndërsa sonte kur plotësohet rreth një dekadë nga lidhja e tyre, çifti ka vendosur të kurorëzohet. Nga stoli i premtimeve pranë liqenit të Como-s, me unazën që Armina mban në dorë, te detajet mes çifitit që natyrisht bëjnë diferencën. Armina, vajza çapkëne e qeshur, Shkëlzeni djali i pashëm plot jetë, dyshja që sonte padyshim bën perfeksionin.
Nusja hyri në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood, më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti. Atmosfera do të ndizet nga Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë. Në agroturizëm “Gjepali” nën kujdesin e shef Fundim Gjepalit me detajet e kuruara dora magjike e “Geraldina Sposa” Armina dhe Shkëlzeni festojnë sot për dashurinë mes 300 të ftuarve.