Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Certifikohen 30 rojet e para bregdetare, Manastirliu-Kumbaro: Rritje e sigurisë në plazhe

12:42 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 98
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë shpërndarë certifikatat e para të rojeve bregdetare për 30 studentët e Universitetit të Sporteve, të cilët janë trajnuar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve dhe nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tashmë kanë lidhur një bashkëpunim, i cili do të jetë i qëndrueshëm, sepse kualifikimi i rojeve bregdetare është një ndër aspektet që garanton sezon turistik të sigurt. Plazhet bëhen më të sigurta duke pasur roje bregdetare të cilat janë të çertifikuara. Janë rreth 900 studentë që i janë bashkuar thirrjes së shpallur dhe sot kemi 30 studentët e parë të cilët janë çertifikuar si roje bregdetare”,- tha Ministrja Manastirliu.

Duke e konsideruar një garanci të shtuar sigurie certifikimin e rojeve bregdetare, Kumbaro tha se me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, do lejohet ndërhyrja ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën për vrojtuesit, duke ju hequr të drejtën e menaxhimit të plazhit.

“Është një treg në rritje, se tashmë janë operatorët ata që për të tërhequr klientelën i thonë kemi dhe shezlong, kemi dhe restorant, po kemi dhe vrojtuesin e plazhit në stacionin tonë, që është garanci për juve. Dhe e kemi të vendosur me ligj dhe e ne e kontrollojmë tani. Kemi bërë dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave që ndërhyrja jonë ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën e rregulluar me një kontratë pune për vrojtuesit, I’u ndërpritet atyre kontrata e stacionit të plazhit”, tha Kumbaro.

Në kuadër të planit të masave për një sezon turistik të sigurt, Ministrja Manastirliu beri me dije dhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. “Ne do të hapim, ashtu sikurse kemi bërë çdo vit, 29 qendra shëndetësore verore në të gjithë bregdetin, por edhe në zonat malore, në të cilët do të ofrojnë shërbime për pushues, turistë vendas dhe të huaj, me rreth 160 mjekë dhe infermierë”,- tha Manastirliu.

plazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.