Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Certifikohet personeli i Autoritetit Portual Durrës, Balluku: Operojnë në sintoni me portet që po njohin një rritje të numrit të pasagjerëve

17:44 / June 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar trajnimi i personelit të Autoritetit Portual Durrës, të cilët në bashkëpunim me Forcat Detare në bazën e Pashalimanit, zhvilluan kursin bazë të zhytjes dhe kursin për mjetet e vogla lundruese të sigurisë portuale. Një hap që ndikon në rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë portuale.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në bazën e Pashalimanit, ku u zhvillua edhe ceremonia për certifikimin e personelit të portit të Durrësit të cilët ishin pjesë e trajnimit të zhvilluar. Balluku vlerësoi bashkëpunimin mes Forcave Detare dhe agjencive të tjera që operojnë në det, duke theksuar se përballimi me sukses i sfidave që paraqiten sjell edhe nevojën për një bashkëpunim gjithëpërfshirës mes të gjitha agjencive.

“Më vjen mirë që Qendra Stërvitore e Forcës Detare vijojë të trajnojë personelin e të gjitha agjencive shtetërore me interesa në det, ashtu siç ka bërë me Policinë e Shtetit, kemi realizuar dhe kemi përmbyllur një trajnim shumë të rëndësishëm me personelin e Autoritetit Portual të Durrësit. Suksesi në përballimin e çdo sfide vjen vetëm përmes rritjes së gatishmërisë kolektive dhe nuk ka më mirë se një Forcë Detare dhe Roje Bregdetare që operojnë në sintoni me portet që po njohin një rritje të numrit të pasagjerëve dhe të volumeve të mallrave”, u shpreh Balluku.

Drejtori i Autoriteti Portual Durrës, Pirro Vëngu bëri të ditur se këtë vit janë certifikuar 7 punonjës, ndërsa në total falë bashkëpunimit me Forcat Detare edhe gjatë vitit të kaluar, numri i personelit të trajnuar shkon në total 120.

“Sot është një ekip prej 7 vetash me 4 palombarë që do të shtohen, si pjesë e vendimit të Qeverisë, edhe për patrullimin nënujor në Porto Romano dhe tre drejtues të mjetit detar do ti shtohen patrullës të portit të Durrësit, pasi do kemi dy ekipe patrulluese për të mbuluar të dyja portet sipas detyrimeve ligjore”, tha Vëngu.

Kundëradmiral Adnan Agastra në fjalën e tij nënvizoi se Forca Detare është gjithmonë e gatshme për të dhënë eksperiencën e saj edhe në agjencitë e tjera. Pjesëtarët e ekipit të Autoritetit Portual Durrës zhvilluan një ushtrim demonstrues, ndërsa në përfundim u shpërndanë edhe certifikatat.

balluku personeli i Autoritetit Portual Durrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.