Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çështja “Beleri”/ Spiropali: Zanafillën e ka te vendimi i Berishës që e zgjodhi kandidat

18:25 / September 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 62d2f6a30f0bd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa fliste për zhvillimet politike në vend, u pyet edhe për çështjen e Fredi Belerit dhe “përplasjen” mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas saj, i gjithë ky debat është i stisur dhe se marrëdhëniet mes dy shteteve mbeten të shkëlqyera.

“Është një çështje që zanafillën e ka te vendimi i Berishës dhe Metës për të kandiduar një njeri pavarësisht të shkuarës dhe dosjeve të tij. Është një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur. Nuk është çështje mes Greqisë dhe Shqipërisë, e minoritetit grek në Shqipëri, që është një komunitet që ka kontribuar njësoj si etnitë e tjera këtu, dhe që nuk ka asnjë dallim. Çështja Beleri është  çështje e drejtësisë, dhe ne presim që të marrë rrugë dhe marrëdhënia mes dy vendeve të mos cënohet nga hije të së shkuarës dhe nacionalizma të dalë boje. Ne nuk kemi asnjë debat, aq më pak me Greqinë. Janë debate të stisura dhe është rasti klasik i transmetimit të një problemi të brendshëm të opozitës shqiptare edhe në politikën tonë të jashtme, dhe këtë gozhdë duhet ta shkulim patjetër. Është çështje e drejtësisë dhe s’më takon mua të vendos se kur del apo nuk del nga burgu një kryebashkiak që e konsideron veten grek apo shqiptar”, u shpreh ajo në emisionin “Kjo Javë”.

spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.