Partia Socialiste i është drejtuar me kërkesë Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për informacion në lidhje me hetimet mbi zbatimin e ligjit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe CEZ-it, për të cilën është kallëzuar penalisht edhe ish kryeministri Sali Berisha.



