Kryeministri Edi Rama në forumin e “The Ecomonist” në Athinë u shpreh se çështja e detit mund të zgjidhet me gjykatë ndërkombëtare, në mënyrë që të mos përdoret nga patriotët. Çështje të kaluara janë kthyer në patate të nxehtë tha Rama.
Jam besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar për një pakete çështjet që duhen zgjidhur. Pasi befas kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale, ndërkohë që janë vetëm çështje që nuk kanë zjarr.
Sfida jonë është që ta bëjmë politikën mes dy vendeve aq të mira sa janë marrëdhëniet mes njerëzve. Ajo që unë kuptoj nga miqtë grekë dhe njerëzit shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative mes njerëzve. Është krejt e kundërta. Ne ua detyrojmë njerëzve t’i çojmë në marrëdhënie të tilla. Jam besimplotë që me qeverinë e re këtu jemi në drejtimin e duhur dhe kemi gjithçka na duhet për të zgjidhur gjërat e mbetura, që më pas mos përdoren nga forcat e errëta për të ndezur situatën apo për të kthyer fantazmat e të shkuarës
Unë kam një ide, që e kam paraqitur dhe shpresoj që sa më shpejt ta arrijmë këtë. Kur bëhet fjalë për zonat detare ne ta mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet një pale të tretë, apo nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.
Kryeministri grek flet për një të drejtë legjitime për të shtrirë kufijtë e vetë detar me 12 milje dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje, në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që nuk dinë ç’flasin. Kjo ndez pakënaqësinë
Por ish ministrja e Jashtme greke gjatë kohës që u firmos marrëveshja e 2009-tës tha se ndërhyrja e një pale të tretë nuk ndihmon. Ajo u shpreh se i vjen keq që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen në 2009-tën.