Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çështja e emigracionit, kandidati për president Trump: Dënim me vdekje për emigrantët që vrasin amerikanët

15:51 / October 12, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati për president i SHBA-së, Donald Trump ashpërson retorikën kundër emigrantëve në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Trump i portretizoi emigrantët si kriminelë të rrezikshëm gjatë një mitingu që mbajti në qytetin Aurora në Kolorado. Ai bëri thirrje për dënim me vdekje për ata emigrantë që vrasin qytetarët amerikanë.

“Ne do të fillojmë operacionin më të madh të dëbimit në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të mbyllim kufirin. Do të ndalojmë pushtimin e vendin tonë nga emigrantët dhe do të mbrojmë territorin tonë. Nëse ata kthehen në vendin tonë, do të kenë një dënim me dhjetë vjet burg pa mundësi lirimi me kusht. Unë po bëj thirrje për dënim me vdekje për çdo emigrant që vret një shtetas amerikan ose një oficeri të zbatimit të ligjit”.

I rrethuar nga postera të anëtarëve të bandës kriminale venezueliane Tren de Aragua, Trump tha gjithashtu se nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai do të nisë të ashtuquajturin “Operacion Aurora” për të shënjestruar anëtarët e bandës. Emigracioni i paligjshëm është një nga shqetësimet kryesorë të votuesve dhe Trump shihet nga shumica e amerikanëve si personi më i aftë për ta trajtuar këtë problem.

emigracion trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.