Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çështja e reciprociteti të targave, Milaim Zeka tregon bisedën me diplomatin e perëndimit: Aksioni do të dështojë

21:15 / September 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milaim Zeka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Milaim Zeka e sheh si nismë kokëfortë të Albin Kurtit të marrë në kuadër të fushatës elektorale pa u konsultuar më parë me SHBA-në ndaj thotë se kjo do të dështojë.

“Çdo ditë e më qartë po shihet se lëvizjen e tij e ka marrë kokë më vete pa asnjë parakonsultim me vendet e Quntit, ambasadat e BE e sidomos me SHBA. Dyshimet e mija kanë qenë se një gjë e tillë është bërë për shkak të fushatës elektorale që kemi këtu”, thotë Zeka në një intervistë televizive.

Tregon dhe një bisedë me një diplomat perëndimor, sipas të cilit kjo lëvizje ka qenë e panevojshme.

“Disa netë më parë kam marrë informacion nga një diplomat perëndimor që me shumë të drejtë thotë se nuk ka pasur asnjë nevojë që forcat speciale të dërgoheshin në veri të Kosovës për këta tabela”.

Zeka tregon se ku mund të tregohej reciprociteti.

“Reciprociteti ose fuqia jonë juridike do të tregohej në raport me Serbinë nëse shteti do të arrestonte rojet e urës, kriminele ordinerë që vite e vite nuk lejojnë kalimin e makinave nga jugu në veri të Mitrovicës.”

Më tej paralajmëron se ky aksion i Kurtit do të jetë i dështuar dhe brenda disa ditësh ai do të tërheqë trupat.

“Mbi bazën e kësaj them asnjë njeri nuk është kundër reciprocitetit por çdo masë e marrë pa para konslutë apo miratim i heshtur sidomos nga SHBA është rezultat i dështuar. Ky aksion do të jetë i dështuar dhe Albin Kurti do detyrohet brenda disa ditësh të tërheqë forcat speciale.

Pse Albin Kurti nuk i dërgoi forcat speciale edhe në pikat e tjera doganore por vetëm në veri të Mitrovicës? Kjo pyetje na bëhet ne nga çdo ndërkombëtar.

Çdo kush do miratonte një aksion për arrestimin e rojeve të urës apo kriminelëve në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës pa paguar 11 milionë euro fatura të rrymës e të ujit për serbët e Kosovës, të cilët fare nuk respektojnë ligjin e Republikën e Kosovës. Pse policia speciale nuk u dërgua në Merdarë apo tek Dheu i Bardhë?”

Zeka hedh poshtë dhe pretendimin e Kurtit se njësitë speciale i dërgoi në veri për të mbrojtur pikat kufitare dhe policët kufitarë.

“Unë ju garantoj me jetë se Vuçiçi nuk ka prapanicë asnjë metër me kalu territorin e me u fut në Kosovë. Përderisa këtu është qoftë dhe një ushtar amerikan Vuçiçi nuk futet në territorin e Republikës së Kosovës.”

Sa i takon nismës “Ballkani i Hapur”, Zeka thotë se Kosova do të  kishte përfituar edhe sikur të kishte qenë pjesëmarrëse pa bërë asnjë nënshkrim.

biseden Milaim Zeka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.