Franca është gati të përgatitet për Botërorin e ardhshëm 2022 në Katar pasi është kualifikuar tashmë në fazën e grupeve. Kombëtarja e Deschamps do të luajë kundër Bregut të Fildishtë në një ndeshje miqësore (e premte 25 mars) dhe Afrikën e Jugut më 29 mars. Sfida që do të jenë të rëndësishme për të shuar dyshimet e fundit të trajnerit për skuadrën që do të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Por mbi të gjitha për të kuptuar se si të vendoset taktikisht një ekip titullar hipotetik. Mirëpo për shkak të lëndimit do të mungojnë Pavard, Kante dhe gjithashtu Karim Benzema. Në këtë përgatitje para Kupës së Botës, Deschamps duhet të përballet edhe me rastin e Kylian Mbappé. Sulmuesi i PSG-së u thirr rregullisht nga trajneri edhe nëse i duhej të përballej me një qëndrim që sigurisht nuk e priste.
Lojtarët, siç ndodh shpesh në këto raste para fillimit të turneve të mëdha si evropiane dhe botërore, duhej të respektonin ushtrimin e zakonshëm të xhirimeve fotografike ose video për markat dhe kompanitë partnere të ekipit francez të futbollit.
Një detyrim që lojtarët nuk e vlerësojnë gjithmonë, por të cilin ata në përgjithësi e respektojnë pa kundërshtuar. Mirëpo, sipas informacioneve të gazetës L’Équipe, Kylian Mbappé, kampioni i kombëtares nuk është paraqitur asnjëherë për t’u përjetësuar në këto foto.
Sulmuesi i PSG-së e ka justifikuar zgjedhjen e tij duke thënë se nuk dëshiron ta shohë imazhin e tij të lidhur me disa sponsorë të skuadrës franceze. Sipas gazetës franceze, ka qenë avokati i tij që e ka këshilluar të mos paraqitet në fotot e ekipit. Gjesti i Kylian Mbappe nuk do të ishte vlerësuar nga Noël Le Graët, presidenti i federatës, duke forcuar kështu klimën e akullt mes klanit Mbappe dhe Federatës Franceze.
Shtatorin e kaluar, 23-vjeçari i tha Noël Le Graët se nuk ndihej i mbështetur nga trupi më i lartë i futbollit francez pas penalltisë së humbur në Kampionatin Evropian dhe se kjo i kushtoi Francës një eliminim kundër Zvicrës. Në të njëjtën periudhë, avokati i Mbappes i kishte kërkuar Federatës informacion mbi detyrimet e çdo lojtari të kombëtares për të marrë pjesë në nismat e organizuara për promovimin e sponsorëve të lidhur me Francën.
Avokati i sulmuesit të PSG-së nuk do të kishte marrë përgjigje të kënaqshme duke e çuar atë të këshillonte Mbappen të mos merrte pjesë në fotot e ekipit. Një përçarje që sigurisht nuk shkon mirë për Botërorin në Katar.
