Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çfarë do ndodhë për kreditë? Norma e interesit drejt rritjes, Sejko: Vendimmarrja e detyruar si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme

15:40 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherbimi bankar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ndezjen e një konflikti të ri ushtarak, tregjet janë bërë sërish të pasigurta, duke paralajmëruar për një valë tjetër të rritjes së çmimeve. Në këto kushte, për të mbajtur nën kontroll inflacionin, Banka e Shqipërisë paralajmëron rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit për lekun, një vendim që ndikon ata që kanë kredi dhe depozita bankare.

“Analizat tona tregojnë se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të jenë të larta, ndërsa rindezja e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme ka potencialin të rrisë rreziqet ndaj inflacionit. Për këtë arsye, ne mbetemi të angazhuar të reagojmë në drejtim të normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen”, bëri me dije Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Rritja e mëtejshme e normës së interesit mbështetet edhe misioni Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili mes të tjerash këshillon edhe monitorimin e kontratave të Partneritetit Publik Privat dhe investime në projekte produktive.

“Të ketë një menaxhim më të mirë të investimeve publike, me një orientim të fondeve në projekte me produktive. Duhet punuar më tej për të ulur rrezikun fiskal të kontratave koncensionare dhe ndërmarrjeve shtetërore. Ecuria e inflacionit ende nuk është e sigurt, teksa forcimi i lekut ka ndihmuar në uljen e çmimeve. Banka e Shqipërisë duhet të nxisë përpjekjet për rritjen përdorimit të monedhës vendase në transaksione”, tha shefja e Misionit të FMN-së Anke Ëeber në konferencën e përbashkët për shtyp

Ndërsa ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi se ekonomia shqiptare gjatë këtij viti do të rritet përtej parashikimeve fillestare.

“Të dhënat paraprake indirekte për tremujorin e tretë tregojnë për një ritëm më të shpejtë të rritjes ekonomike. Treguesit e ndjesisë ekonomike kanë arritur nivele të larta historike, pasiguritë janë zvogëluar, si dhe tregues të tjerë të konsumit dhe investimeve sugjerojnë përshpejtim të rritjes ekonomike.  Nisur nga kjo ecuri e mirë, ne kemi rishikuar për sipër projeksionet tona për rritjen reale të këtij viti, në 3.7%, nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar.  Sa i përket perspektivës ekonomike, në skenarin tonë bazë për vitin e ardhshëm parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8%.”

Megjithatë, sektorët që po ndihmojnë progresin ekonomik janë vetëm turizmi dhe ndërtimi dhe në këtë drejtim, misioni i FMN sugjeron që rritja e mëtejshme të prekë edhe sektorët e tjerë, vuri në dukje Mete.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026

Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve 

12:56 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.