Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spartak Ngjela / Çfarë do të bëjë SPAK për antikorrupsionin në Shqipëri, do ketë goditje në nivele të larta?!

20:01 / July 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela 2 696x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë shtetëror është një e keqe e madhe, në dhe për çdo vend ku ai kalon.

Dhe ja pyetjet që ngrenë shqiptarët sot:

Posta Shqiptare Banner faturat e energjise elektrike 300x250 px copy

Çfarë do të bëjë SPAK për reformën antikorrupsion në Shqipëri ?

A është i vendosur SPAK t’i shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë nga e keqja që i ka pllakosur në dekada?

Kurrë mos e mendoni korrupsionin dhe grabitjen në sistem, që po sundon sot në Shqipëri, një fenomen të lehtë të së keqes, se kjo, në të vërtetë, është një e keqe shumë e madhe. Lufta kundër së keqes, e cila e ka pushtuar një shoqëri për dekada të tëra, sikundër që ka pushtuar sot edhe shqiptarët, nuk është një vepër e lehtë: historia na ka mësuar që, kjo e keqe, është shumë e vështirë për t’u mposhtur, sepse keqbërësit drejtojnë shtetin dhe kanë forcën e tij në duart e tyre .

Po le ta fillojmë analizën tonë me Sokratin.l.

Ja çfarë na tha Sokrati në apologjinë e tij të famshme, gjatë gjyqit që e dënoi atë me vdekje, në vitin 399 p.k.:

“O qytetarë! Njeriu ndoshta nuk e ka të vështirë të shpëtojë nga vdekja; por shumë e vështirë është për të që të shpëtojë nga e keqja, sepse ajo vepron më shpejt se vdekja”

Dhe e keqja për të cilin ai foli, ishte korrupsioni i lartë shtetëror – dhe, prandaj, e keqja, sigurisht që, për fatin e tij të keq, veproi më shpejt se vdekja…

Megjithatë, shqiptarët sot po e presin shpëtimin nga e keqja korrupsion.

Por, në këto momente na duhet të theksojmë se, për të larguar të keqen që ka pllakosur një shoqëri, duhet të krijohet energji morale.

Çelsi i suksesit, është energjia morale, term ky i konceptualizuar nga Weber dhe Durkheim, dy filozëfë të mëdhenj te etikës, që e trajtuan energjinë morale si një motivim të brendshëm të individit dhe si një aspiratë të shoqërisë për të mposhtur të gabuarën. Dhe kjo, gjithmonë në funksion të së drejtës, dhe me anë të principit të së vërtetës. E keqia duhet të ndëshkohet me një ligj të drejtë. Dhe ky, realisht është një proces i një moraliteti të lartë.ll.“E keqja vepron më shpejt se vdekja”, na tha Sokrati ditën e fundit të jetës së tij. Prandaj, goditja e saj shoqërore është një proces i rreptë ligjor, për të shpëtuar shoqërinë e për ta çuar atë drejt prosperitetit.Moraliteti i lartë, kur vendoset me proces ligjor në një shoqëri, brenda këtij procesi, realisht krijohet një energji e madhe morale, por kjo energji, atje ku sundon e keqja, ka një kusht të sajin: ajo duhet të gjejë rrugën e përshtatshme të veprimit të saj energjitik.Ja, kjo na duhet sot më shumë se çdo gjë tjetër ne shqiptarëve.

Prandaj…

Korrupsioni shtetëror, që ka rraskapitur shqiptarët, shkatërrohet vetëm me dënimin e keqbërësve nëpër procese gjyqësore, të drejtë dhe të moralshëm. Dhe, nëse po flasim për energji morale, pikërisht kjo është energjia morale që i jepet shoqërisë; sepse, kur sheh dënimet e keqbërësve të saj, shoqëria krijon optimizëm dhe aspiratë për drejtësi. Ky optimizëm dhe kjo aspirat, do të krijojë edhe te ne, historinë normale të Shqipërisë

Pikërisht këtë po presin shqiptarët sot nga SPAK dhe nga politika amerikane që po drejton me ekspertizë reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Dhe shqiptarët po presin…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

15:20 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.