Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesine e PD-se, gjashte dite perpara protestes se paralajmeruar te 16 marsit.
“Largimi i Rames çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet, për Ramen asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe kriminelë dhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë.”-ka thënë Basha.
Më datë 16 mars opozita ka njoftuar protestën e madhe para godinës së Kryeministrisë.
Në këtë mbledhje do të diskutohen dhe skenarët që do të ndjekë opozita, nëse do të vendos që kjo protestë të jetë e dhunshme si ajo e 16 shkurtit, ku opozita tentnuan të hyjnë në godinën e qeverisë.
