Pas Bashkisë së Devollit, duket se radhën për të marrë detyrën e kryebashkiakut e ka kandidati i PS-së për Kavajën, Redjan Krali.
Ditën e nesërme rreth orës 10:00 është parashikuar të organizohet mbledhja dhe konstituimi i Këshillit të Ri të Bashkisë Kavajë dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit dhe marrja e mandatit të Kryetarit të kësaj bashkie nga socialisti Redjan Krali.
Por gjithashtu, kryebashkiaku Isa Sakja mbështetur edhe nga strukturat e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar një protestë, pikërisht 30 minuta para fillimit të procedurave për marrjen e kësaj bashkie nga të majtët.
Partia Demokratike e Kavajës, nëpërmjet një njoftimi, ka ftuar qytetarët e Kavajës që t’i bashkohen protestës përpara godinës së Bashkisë.
