Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja ka thirrur të hënën mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të bashkisë Shkodër.
Mbledhja do të zhvillohet jo në ambientet e bashkisë, por në ambientet e rektoratit “Luigj Gurakuqi”.
Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillit të bashkisë në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.
Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.