Kur po bëhen 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, frika që shqetësoin shqiptarët është se çfarë duhet të bëjmë nëse një situatë e tillë përsëritet. Këto janë disa sugjerime:
-Uluni menjëherë në dyshemë dhe mblidhni duart dhe krahët.
-Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.
-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.
-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës.
-Mbahuni fort pas një mobiljeje të rëndë.
-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.
