Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë duhet të bëni me frutat dhe perimet e pjekura shumë

15:48 / March 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Salca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur frutat dhe perimet e kalojnë pikun e pjekjes natyrale, shumë njerëz i kategorizojnë ato si jo shumë të ngrënshme dhe në shumicën e rasteve përfundojnë në plehra.

Megjithatë, nuk ka përse të jetë kështu, sidomos në këto kohë të vështira kur nuk duhet të shpërdorojmë ushqimin.

Në këtë artikull të AgroËeb.org do të mësoni disa këshilla praktike se çfarë mund të bëni me frutat dhe perimet të cilat janë pjekur natyralisht më shumë se duhet.

Supat

Nëse keni perime që janë pjekur shumë, mund t’i gatuani në supë, duke i kombinuar me lëng mishi, erëza dhe barishte. Nëse ju gjenden karrota, lulelakër apo patate të tejpjekura, mund t’i zieni, t’i përzieni me qumësht e t’i bëni pure.

Salcat

Domatet e tejpjekura mund të qërohen dhe të zihen duke krijuar kështu një salcë shumë të shijshme dhe aromatike që mund ta përdorni jo vetëm për makaronat e shtëpise por edhe për pica e gjellëra të ndryshme.

Turshitë

Përveç kastravecit, të gjitha perimet e tejpjekura mund të përgatiten si turshi.

Veçanërisht domatet e kuqe të tejpjekura kanë një shije shumë të mirë kur janë turshi.

Lëngje frutash dhe perimesh

Frutat dhe perimet e tejpjekura mund të kalohen në mikser dhe të kombinohen me qumësht, kos, apo lëng portokalli.

Me frutat e buta dhe të tejpjekura mund të krijoni nga e para reçel dhe marmalatë.

Në rastin e bananeve, kur ato janë të tejpjekura mund të përgatisni bukë bananeje ose ëmbëlsira të ndryshme.

Nëse ju gjenden pjeshkë, mund të bëni marmalatë dhe reçel por jo vetëm.

Pjeshkët mund t’i përzieni me qumësht, mjaltë dhe kos dhe të bëni ëmbëlsirë të ngrirë që të shkrihet në gojë.

Luleshtrydhet mund t’i kaloni në mikser me gjalpë në temperaturë ambienti dhe të bëni gjalpë luleshtrydheje.

Luleshtrydhet mund t’i përzieni me uthull balsamike dhe vaj ulliri për të krijuar një salcë të shijshme për sallata.

Mënyrat për t’i sjellë në tryezë frutat dhe perimet e tejpjekura janë të larmishme, mjafton të keni dëshirë për të mos shpërdoruar ushqim./AgroËeb.org

frutat Perimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.