Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë duhet të bëni që automjeti juaj të mos t’ju ngrijë gjatë natës

15:08 / January 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mos e prisni mëngjesin për t’u përballur me veturën e ngrirë

Jeta do t’ju jetë shumë më e lehtë nëse që më parë kujdeseni për disa gjëra dhe bëni disa veprime të caktuara të cilat do ta pengojnë ngrirjen!

Po ju japim gjasht këshilla të shkëlqyeshme se si të mos ju ngrijë as xhami, as dyert, por as bravat dhe si ta zgjidhni problemin nëse ju ndodh kështu:

1. Parkojeni makinën në drejtim të lindjes

Nëse kemi mundësi, gjithmonë makiën parkojeni në atë mënyrë që të jetë i kthyer në drejtim të lindjes. Nëse veproni kështu, rrezet e para të mëngjesit ngadalë do të shkrijnë akullin në xhamin e përparmë.

2. Ndihmojnë alkooli dhe sapuni

Bëni lëng për shkrirje akulli të cilin në mëngjes vetëm spërkatni mbi akull. Në një shishe vendosni një litër alkool, një decilitër ujë dhe 1 lugë detergjent për larjen e enëve. Tundeni mirë.

3. Mbroni bravat nga akulli

Mbrojtja më e mirë është spreji i dedikuar për këtë qëllim, ndërsa nëse brava ngrihet, çelësin nxeheni me shkrepëse dhe do të arrini ta hapni veturën.

4. Për të mos u ngrirë dyert

Lyeni gomën rreth dyerve të veturës me ndonjë yndyrë. Mund të jetë glicerinë, vazelinë, vaj ushqimi etj. Bëjeni këtë sapo të dilni nga vetura në mënyrë që në mëngjes pa problem të mund t’i hapni dyert.

5. Çorape në fshesa

Është e vërtetë, mirë e keni lexuar. Fusni në çorape fshesat në mënyrë që në mëngjes të mos i gjeni “ngjitura” për xhamin me akull. Ose, thjesht, ngrini lart që të mos qëndrojnë mbi xham që të mos ngjiten.

6. Vendosni karton mbi xham

Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme e preventivës që xhamat e veturës të mos ngrijnë. Këtë mënyrë shoferët shpesh e përdorin. Në vend të kartonit mund të vendosni edhe peshqir të vjetër.

Kujdes!

Xhamave të ngrirë kurrë mos i hidhni ujë të nxehtë, sepse mund të pëlcasin, posaçërisht nëse mund të kenë dëmtime të vogla, thonë ekspertët. Zgjedhje më e mirë është uji i vakët të cilin në xhama duhet ta vendosnmi me leckë.

automjeti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.