Moderatorja Luana Vjollca është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.
Ajo ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e saj, mamanë Maria, motrën e madhe Lira, Marinën dhe mbesën Jori.
“E bekuar.. Nga Familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqiperise! Faleminderiit Zot”- ka shkruar Luana.
Mirëpo mes komenteve të shumta vëmendjen më të madhe e mori komenti i Stresit i cili i ka habitur të gjithë.
“Familja ime”- ka shkruar Stresi.
Nuk e dimë ç’lidhje ka Stresi me familjen e Luanës, por deri tani ne i dinim thjeshtë miq të mirë të cilët e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çdo gjë.

